Java Globale e Parasë, 2024

 

Në datën 18 mars 2024, në ambientet e Bankës së Shqipërisë, u organizua ceremonia kremtuese e Javës së Parasë për vitin 2024 nën sloganin “Mbro paratë e tua, siguro të ardhmen tënde!”. Banka e Shqipërisë mori pjesë për herë të dhjetë në këtë kremtim, ku në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të Bankave dhe me mbështetjen Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, dhe Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, organizuan aktivitete edukative dhe ndërgjegjësuese, duke përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë mbi rreth 4750 nxënës dhe studentë, nga më shumë se 165 shkolla të të gjitha niveleve, nga i gjithë vendi. Aktivitetet e organizuara përfshinë: konkurse shkollore, leksione në auditoret e universiteteve, si dhe orë mësimore në shkolla 9-vjeçare dhe të mesme. 

 

Organizatorë:

Banka e Shqipërisë (BSH) dhe Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB), me mbështetjen e: Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR), Agjencisë së Sigurimit të Depozitave (ASD), Junior Achievement of Albania (JAA).

 

Në datën 18 mars 2024, në ambientet e Bankës së Shqipërisë, u çel Java e Parasë për vitin 2024. Kjo Javë është një festë mbarëbotërore e parasë që ka për qëllim ndërgjegjësimin e  fëmijëve dhe të rinjve për të  qenë qytetarë të ardhshëm të përgjegjshëm dhe të aftë për të marrë vendime financiare të mirëmenduara. Gjatë javës 18-24 mars 2024, Banka e Shqipërisë, në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të Bankave dhe mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe partnerë të tjerë, organizojnë aktivitete të larmishme për fëmijët dhe të rinjtë. 

Në këtë aktivitet u ndanë çmimet për fituesit e 5 konkurseve të para të organizuara nga Banka e Shqipërisë dhe Shoqata Shqiptare e Bankave me rastin e Javës së Parasë.

 

 

Në konkursin “Vizatimi më i mirë” morën pjesë 350 nxënës së klasave të treta nga 80 shkolla 9-vjeçare të vendit.

Në konkursin “Projekti më i mirë me temë “Mbro paratë e tua, siguro të ardhmen tënde!” u paraqitën 78 projekte, të realizuara nga rreth 2300 nxënës të 50 shkollave 9-vjeçare të vendit.

 

Në konkursin Fotomontazhi më i mirë me temë “Mbro paratë e tua, siguro të ardhmen tënde! – Shmang mashtrimet financiare online” u paraqitën 76 fotomontazhe, të realizuara nga nxënës të 40 shkollave 9-vjeçare të vendit.

 

Në konkursin “Videoja më e mirë” me temë “Mbro paratë e tua, siguro të ardhmen tënde! - Shmang mashtrimet financiare online” u paraqitën 45 video, të realizuara nga 75 nxënës të 27 shkollave të mesme të vendit.

 

 

Në konkursin e esesë më të mirë me temë “Era e re e sigurisë kibernetike në botën e biznesit.” (Dega e Ekonomiksit/ Financë-Bankë), u paraqitën 8 punime, të realizuara nga studentë të 7 universiteteve publike dhe jopublike.

 

Gjatë ditëve të Javës së Parasë, ekspertë të Bankës së Shqipërisë mbajtën leksione të hapura për studentët e disa universiteteve të vendit, duke përcjellë ekspertizën e tyre mbi tema të lidhura me financën dhe bankingun qendror. Këto leksione u dhanë mundësinë studentëve të diskutonin rreth çështjeve të momentit, por edhe të zgjeronin njohuritë mbi çështje të trajtuara gjatë studimeve të tyre. 
 
Leksion i hapur në Universitetin "Aleksandër Moisiu", Durrës, me temë “Financat në Ekonominë e Dijes”, nga Dr. Natasha Ahmetaj, Zëvendësguvernatore e Dytë, Banka e Shqipërisë.

Leksion i hapur në Universitetin "Aleksandër Xhuvani", Elbasan, me temë “Zhvillimet e tregut financiar dhe sfidat e edukimit financiar në këndvështrimin e Bankës së Shqipërisë”, nga Prof. Dr. Luljeta Minxhozi, Zëvendësguvernatore e Parë, Banka e Shqipërisë.

Leksion i hapur në Universitetin “Luarasi”, Tiranë nga: z. Oltion Papa, Menaxher Portofoli, Trader, Departamenti i Operacioneve Monetare, Banka e Shqipërisë, me temë “Operacionet e Bankës së Shqipërisë në tregun ndërbankar të parasë, në tregun valutor dhe në atë të titujve shtetërorë”.

Leksion i hapur në University of New York Tirana nga: zj. Elona Dushku, Departamenti i Kërkimeve, Banka e Shqipërisë, me temë “Brishtësia financiare e familjeve në vendet e Ballkanit Perëndimor përpara COVID-19”.

Leksion i hapur në Western Balkan University, Tiranë nga: Dr. Margerita Topalli, me temë “Rreziqet e klimës në Shqipëri dhe rëndësia e tyre për bankën qendrore”, Departamenti i Kërkimeve, Banka e Shqipërisë. 

Leksion i hapur në Universitetin "Luigj Gurakuqi", Shkodër, me temë “Zhvillimet e tregut financiar dhe sfidat e edukimit financiar në këndvështrimin e Bankës së Shqipërisë”, nga Prof. Dr. Luljeta Minxhozi, Zëvendësguvernatore e Parë, Banka e Shqipërisë.

Leksion i hapur në Universitetin “Marlin Barleti” mbi rëndësinë e cyber security, nga: z. Indrit Xhemali, Drejtor i DTI, Banka e Shqipërisë, dhe z. Valsi Thomollari, Head of Cyber Security, OTP Bank.

Leksion i hapur në Universitetin "Ismail Qemali", Vlorë, me temë “Financat në Ekonominë e Dijes”, nga Dr. Natasha Ahmetaj, Zëvendësguvernatore e Dytë, Banka e Shqipërisë.

Gjatë Javës së Parasë 2024, ekspertë të Bankës së Shqipërisë vizituan disa gjimnaze të 3 qytete të ndryshme të Tiranës, me qëllim mbajtjen e orëve të hapura mësimore për nxënësit gjimnazistë, 
me temë: “Mbro paratë e tua, siguro të ardhmen tënde! - Shmang mashtrimet financiare online”. Ky aktivitet u zhvillua në gjimnazet:  “Sandër Prosi”, “Sadi Nuri” dhe “Ibrahim Hasmema".

 

Gjatë Javës së Parasë 2024, ekspertë të Bankës së Shqipërisë vizituan disa shkolla 9-vjeçare të Tiranës me qëllim mbajtjen e orëve mësimore për nxënësit e klasave V,  me temë: “Monedha kombëtare dhe siguria digjitale”. Ky aktivitet përfshiu shkollat 9-vjeçare: “1 Maji”, Shkolla “Sabaudin Gabrani”, Shkolla “9 Tetori”, Shkolla “Isa Boletini”, Shkolla “Kolë Jakova”, Shkolla “Imelda Lambertini”, Shkolla “Andrea Stefani”, Shkolla “Ahmet Gashi”, Shkolla “28 Nëntori”, Shkolla “Dhora Leka”, Shkolla “Gustav Mayer” dhe Shkolla “Feti Fanaj”.

 

 

Në Kuizin Evropian të Parasë u regjistruan 1010 nxënës të grup moshës 13-15 vjeç nga 98 shkolla nga i gjithë vendi. Konkursi u realizua online dhe u ndoq me interes të lartë nga më tepër se 9,800 shikues. Pjesëmarrësit konkurruan në platformën online Kahoot.