Subjekte të licencuara
Banka e Shqipërisë është autoriteti i vetëm përgjegjës për licencimin, rregullimin dhe mbikëqyrjen e bankave, subjekteve financiare jobanka, shoqërive të kursim – kreditit e unioneve të tyre dhe zyrave të këmbimit valutor që ushtrojnë veprimtari bankare ose veprimtari të tjera financiare në Republikën e Shqipërisë.