MOU
MOU për Parandalimit të pastrimit te parave dhe financimit të terrorizmit; Në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional BSH, bashkëpunon ngushtësisht me Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit tё Parave (DPPPP), me të cilën ka nënshkruar prej datës 10.06.2014, një Marrëveshje Bashkepunimi. Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është bashkëpunimi nëpërmjet shkëmbimit të informacionit, kryerjes se inspektimeve dhe trajnimeve te përbashkëta, në funksion te luftës kundër pastrimit te parave dhe financimit te terrorizmit si dhe rritjen e rolit mbikëqyrës me qellim forcimin e sistemit parandalues ne vend dhe zvogëlimin e mundësive te përdorimit të sistemit financiar për pastrim parash dhe financim terrorizmi.