Kuadri rregullativ
Në bazë të ligjit "Për Bankën e Shqipërisë" dhe të ligjit "Për bankat në Republikën e Shqipërisë", Banka e Shqipërisë ka të drejtën të nxjerrë akte nënligjore, në formën e rregulloreve, udhëzimeve, vendimeve dhe urdhrave, të detyrueshme për t'u zbatuar nga të gjitha bankat dhe subjektet e tjera të licencuara nga Banka e Shqipërisë
Tërësia e tyre përbën kuadrin rregullativ të mbikëqyrjes, nëpërmjet të cilit kufizohet rreziku që ndërmarrin bankat dhe subjektet e tjera të licencuara nga Banka e Shqipërisë, gjatë ushtrimit të aktivitetit të tyre. Si udhëzues kryesor për hartimin e këtij kuadri rregullativ shërbejnë Dokumentet e Komitetit të Bazelit, si dhe Direktivat, Rregulloret dhe Udhëzuesit e Bashkimit Evropian.
Aktet rregullative të miratuara janë akte rregullative të licencimit, mbikëqyrëse dhe të përgjithshme.