Kategoria e materialit: Vrojtime periodike / Vrojtim i bizneseve dhe i konsumatorëve
Treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) shënoi një kthesë drejt rritjes me 0.9 pikë në muajin shkurt, pas rënieve të dy muajve të mëparshëm. Niveli aktual i TNEsë qëndron rreth 7 pikë përqindje mbi mesataren historike (Grafik 1). Rritja e TNE-së në këtë muaj u përcaktua nga rritja e besimit në sektorët e industrisë, tregtisë dhe atij konsumator. Nga ana tjetër, besimi në sektorin e ndërtimit dhe të shërbimeve regjistruan rënie (Grafik 2).