Kategoria e materialit: Vrojtime periodike / Vrojtim i bizneseve dhe i konsumatorëve
Treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) shënoi rritje të lehtë me 0.4 pikë në muajin tetor. Niveli i TNE-së qëndron rreth 13 pikë mbi mesataren historike
(Grafik 1). Përmirësimi i TNE-së në tetor u ndikua kryesisht nga rritja e besimit në sektorin e shërbimeve.Në një masë më të vogël ndikoi edhe rritja e besimit konsumator dhe e sektorit të tregtisë. Nga ana tjetër, treguesit e besimit në sektorin e industrisë dhe në atë të ndërtimit shënuan rënie në krahasim me një muaj më parë (Grafik 2).