Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Raporti Vjetor
Si banka qendrore e shtetit, Banka e Shqipërisë është autoriteti monetar i vendit
dhe ka të drejtën ekskluzive: (i) të hartimit, miratimit dhe zbatimit të pavarur të
politikës monetare. Objektivi kryesor i Bankës së Shqipërisë është arritja dhe
ruajtja e stabilitetit të çmimeve, që është kontributi më i mirë që mund të japë
politika monetare për rritjen e qëndrueshme dhe afatgjatë ekonomike të vendit; (ii)
të nxjerrjes e të qarkullimit të monedhës shqiptare, duke siguruar ruajtjen e besimit
publik te paraja, përmes garantimit të cilësisë së kartëmonedhave dhe monedhave
dhe plotësimit të sigurt dhe eficient të nevojave të ekonomisë për para; (iii) të
mbajtjes e të administrimit të rezervave valutore të Republikës së Shqipërisë, si një
garanci për përballimin e goditjeve të rënda në sektorin real të ekonomisë dhe në
mbështetje të qëndrueshmërisë financiare të vendit.