Strategjia afatmesme e zhvillimit të Bankës së Shqipërisë 2016-2018
Authori: Banka e Shqipërisë
Data e prodhimit: 18.11.2015
Data e shtypjes: 18.11.2015
Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Strategjia afatmesme e zhvillimit
Strategjia afatmesme e zhvillimit të Bankës së Shqipërisë për periudhën 2016-2018, përcakton objektivat institucionale gjatë këtij trevjeçari dhe identifikon masat e burimet e nevojshme për përmbushjen e tyre. Ky publikim organizohet sipas një strukture që transmeton qartë dinamikën e veprimtarisë së brendshme dhe rezultatet e jashtme dhe bën të mundur matjen sasiore, dhe cilësore të masave në përmbushjen e objektivave të parashikuara në strategji.
Objektivi kryesor i Bankës së Shqipërisë është arritja dhe ruajtja e stabilitetit të çmimeve, që është kontributi më i mirë që mund të japë politika monetare për rritjen e qëndrueshme dhe afatgjatë ekonomike të vendit; (ii) të nxjerrjes e të qarkullimit të monedhës shqiptare, duke siguruar ruajtjen e besimit publik te paraja, përmes garantimit të cilësisë së kartëmonedhave dhe monedhave dhe plotësimit të sigurt dhe eficient të nevojave të ekonomisë për para; (iii) të mbajtjes e të administrimit të rezervave valutore të Republikës së Shqipërisë, si një garanci për përballimin e goditjeve të rënda në sektorin real të ekonomisë dhe në mbështetje të qëndrueshmërisë financiare të vendit.