Material category: Publikime Periodike / Raporti Vjetor
Ekonomia shqiptare gjatë vitit 2012 u përball me goditje të pafavorshme, të ardhura nga ambienti i brendshëm dhe i jashtëm. Ajo trashëgoi disa nga problemet strukturore të shfaqura gjatë viteve të mëparshme, të cilat kufizuan hapësirën dhe efektin kurues të politikave të menaxhimit të kërkesës agregate. Megjithatë, zhvillimet ekonomike të vitit mbetën përgjithësisht brenda parametrave të stabilitetit ekonomik, si në sektorin real, ashtu edhe në atë financiar.