Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Raporti Vjetor
Zhvillimi ekonomik i vendit gjatë vitit 2006, ka qenë përgjithësisht në
përputhje me programin afatmesëm të zhvillimit ekonomik të vendit. Ekonomia
shqiptare ka patur ritme krahasimisht të kënaqshme rritjeje, në sajë të
dinamizmit të sektorit privat, stabilitetit makroekonomik dhe fryteve të reformave
të deritanishme strukturore. Sistemi bankar ka dhënë një stimul të fuqishëm në
mbështetje të aktivitetit ekonomik, duke rritur kredinë për ekonominë me rreth
70 miliardë lekë ose mbi 700 milionë dollarë amerikanë.