Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Raporti Vjetor
Kriza e përgjithshme që përfshiu vendin në vitin 1997, pasqyrohet gjerësisht në
gjithë treguesit ekonomikë dhe financiarë. Inflacioni u rrit shumë shpejt gjatë
gjysmës së parë të vitit 1997 dhe prishja në tërësi e rendit publik coi në një
rënie të madhe e të shpejtë të besimit tek leku, rënie të madhe të prodhimit,
bllokimin e kanaleve të shpërndarjes dhe krijimin e rezervave më të mëdha për
të përballuar situatat e papritura dhe spekullimin.