BANKA E SHQIPËRISË
DEKLARATË PËR SHTYP
Ndërhyrjet në tregun valutor gjatë tremujorit të katërt të vitit 2003
Data e publikimit: 31.03.2004
Situata e likuditetit në javën e fundit të tremujorit të katërt të vitit 2003 u karakterizua nga një ulje e përkohëshme. Megjithatë, duke ju referuar të dhënave mesatare ditore, gjendja e likuiditetit të bankave gjatë tremujorit të katërt ka qenë në nivel më të lartë se tremujorin e tretë.
Ndërhyrjet për manaxhimin e likuiditetit u bënë kryesisht nëpërmjet instrumentit kryesor të Bankës së Shqipërisë, marrëveshjeve të riblerjes. Volumi mesatar ditor i likuiditetit të tërhequr nëpërmjet marrëveshjeve të riblerjes me maturim njëjavor ishte 3.7 miliardë lekë.