BANKA E SHQIPËRISË

DEKLARATË PËR SHTYP
Mbi ndërhyrjet në tregun e parasë dhe në tregun valutor gjatë tremujorit të parë të vitit 2024

Data e publikimit: 28.06.2024

 

1.1. Operacione të tregut të hapur dhe faktorët që kanë ndikuar në mungesën e likuiditetit në sistemin bankar

 

Në tremujorin e parë të vitit 2024, ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë në tregun e parasë konsistuan në operacionet e tregut të hapur për injektim likuiditeti.

 

Injektimi mesatar ditor nëpërmjet operacioneve injektuese të likuiditetit me maturim 1-13 javë ra  në mesatarisht 22.70 mld lekë, kundrejt përkatësisht 47.70 miliardë lekë dhe 54.20 miliardë lekë në tremujorët e mëparshëm. Sikurse zakonisht, akumulimi i likuiditetit në llogarinë e MF gjatë vitit dhe përqendrimi i shpenzimeve në periudhën dhjetor-janar është faktori kryesor i volatilitetit të mungesës së likuiditetit në sistemin bankar. Mungesa e likuiditetit ra gradualisht nga 65.60 miliardë lekë në fillim të muajit shtator, në 41.10 mld lekë në fillim të vitit 2024 dhe 10.80 mld lekë në fund të muajit janar. Rënia e shpejtë e mungesës së likuiditetit bëri që në javën e tretë të muajit janar, injektimet javore të bien në nivelin e 3.90 miliardë lekëve, ndërkohë që injektimet e gjata qëndruan në nivelin  15.10 mld lekë. Depozitat e bankave të nivelit të dytë pranë BSH-së, në formën e likuiditetit të patregtueshëm mbërritën në pothuajse 24 mld lekë, duke treguar praktikisht për kalim të sistemit bankar në tepricë likuiditeti.

 

Lexo tekstin e plotë