Operacionet e Bankës së Shqipërisë
Operacionet e Bankës së Shqipërisë janë transaksionet që kryen Banka e Shqipërisë me bankat tregtare në tregun ndërbankar të parasë, në tregun valutor dhe në atë të titujve shtetërorë.
Banka e Shqipërisë:
- kryen operacione të rregullta të injektimit ose tërheqjes së likuiditetit në sistemin bankar
- kryen veprime në tregun valutor, ajo pa cenuar regjimin e lirë të kursit të këmbimit
- organizon dhe merr pjesë në ankandet e emetimit të titujve shtetërorë si dhe blen ose shet këta tituj në tregun sekondar.