Tregjet
Në funksion të zbatimit të politikës monetare, Banka e Shqipërisë kryen operacione në tregun ndërbankar të parasë, tregun valutor dhe tregun e titujve shtetërorë.
Banka e Shqipërisë:
- kryen operacione të rregullta të injektimit ose tërheqjes së likuiditetit në sistemin bankar
- kryen veprime në tregun valutor pa cenuar regjimin e kursit të këmbimit
- organizon dhe merr pjesë në ankandet e emetimit të titujve shtetërorë
- blen ose shet në tregun sekondar këta tituj në funksion të administrimit të likuiditetit të sistemit bankar