Investimet e huaja direkte
Statistikat e investimeve të huaja direkte (IHD) hartohen në përputhje me standardet ndërkombëtare, kërkesat e FMN-së dhe Eurostat-it për hartimin e Bilancit të Pagesave dhe Pozicionit të Investimeve Ndërkombëtare.
Statistikat e sektorit të jashtëm specifikojnë investimet direkte jashtë vendit të kryera nga investitorët rezidentë dhe investimet në ekonominë vendase nga jorezidentët. Statistikat e bilancit të pagesave pasqyrojnë transaksione që lidhen me investimet direkte për një periudhë të caktuar kohe. Ndërsa, Pozicioni i Investimeve Ndërkombëtare, pasqyron gjendjen e investimeve direkte në fund të periudhës së referencës.
Statistikat e pozicionit (gjendjes) të investimeve direkte ofrojnë informacion mbi pjesëmarrjet në kapital, që rrjedhin nga interesat pjesëmarrëse të rezidentëve në ndërmarrjet e huaja ose interesat pjesëmarrëse të jorezidentëve në sipërmarrjet shqiptare, në moment të caktuar kohe.
Transaksionet ekonomike (të harmonizuara me të dhënat e gjëndjes së fund të periudhës) midis rezidentëve dhe jorezidentëve brenda një periudhe të caktuar, paraqiten në statistikat e bilancit të pagesave.
SHËNIME METODOLOGJIKE
Lidhje te brendshme :
- Shpjegues për ndryshimet në statistikat e sektorit të jashtëm sipas BPM6, Qershor 2014
- Përshkrim metodologjik për Investimet e huaja direkte
Lidhje të jashtme :
Kontakto
Departamenti i Statistikave Financiare;
Banka e Shqipërisë,
Sheshi Skënderbej Nr. 1,
Tiranë, Shqipëri
E-mail: [email protected]