Statistikat e Sektorit të Jashtëm
Banka e Shqipërisë harton statistika të sektorit të jashtëm, të cilat përfshijnë bilancin e pagesave, borxhin e jashtëm, pozicionin e investimeve ndërkombëtare dhe rezervat valutore. Metodologjia bazë për hartimin e statistikave të bilancit të pagesave është Manuali i Bilancit të Pagesave dhe Pozicionit të Investimeve Ndërkombëtare, Edicioni i 6-të (BPM6) i Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Treguesit e sektorit të jashtëm janë të lidhur ngushtë me njëri-tjetrin. Pozicioni i investimeve ndërkombëtare tregon mjetet dhe detyrimet e jashtme të një vendi në fund të periudhës së referencë dhe merr në konsideratë çmimet dhe kurset e këmbimit të asaj date, ndërkohë që bilanci i pagesave pasqyron të gjitha transaksionet ekonomike midis rezidentëve dhe jorezidentëve në periudhën e analizuar. Borxhi i jashtëm bruto është borxhi total i jashtëm i qeverisë së përgjithshme dhe të gjithë sektorëve të tjerë institucional në fund të periudhës.
Publikime
Kontakto
Departamenti i Statistikave Financiare;
Banka e Shqipërisë,
Sheshi Skënderbej Nr. 1,
Tiranë, Shqipëri
E-mail: [email protected]