Sistemi Raportues Statistikor
Sistemi raportues statistikor përbën tërësinë e formularëve nëpërmjet të cilëve raportohen të dhëna në Bankën e Shqipërisë nga subjektet raportuese për qëllime statistikore.
Për bankat tregtare, formularët e raportimit janë miratuar me vendimin 45/2009 “Mbi raportimet nё Bankёn e Shqipёrisё sipas sistemit raportues tё unifikuar”, i ndryshuar me vendimin 80/2016 dhe vendimin 48/2017 “Për raportimet në Bankën e Shqipërisë të statistikave të normave të interesit”.
- Formularët e raportimit të bankave të nivelit të dytë - SRU
- Formularët e mbikëqyrjes së konsoliduar
- Formularët e normave të interesit
Për subjektet financiare jobanka, formularët e raportimit janë miratuar me vendimin 65/2013 “Për miratimin e sistemit raportues për subjektet financiare jobanka”.
Për shoqëritë e kursim kreditit dhe unionet e tyre, formularët e raportimit janë miratuar me vendimin 71/2020 të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës të Shqipërisë .
Kontakto
Departamenti i Statistikave Financiare;
Banka e Shqipërisë,
Sheshi Skënderbej Nr. 1,
Tiranë, Shqipëri
E-mail: [email protected]