BANKA E SHQIPËRISË
NJOFTIM PËR SHTYP
Stafi i Bankës së Shqipërisë zhvendoset në ambientet e reja
Data e publikimit: 13.01.2015
Banka e Shqipërisë informon publikun se në janar 2015 u krye zhvendosja e një pjese të stafit të saj në zyrat e reja në kompleksin e ri të rikonstruktuar në sheshin Skënderbej.
Tashmë, Banka e Shqipërisë kryen veprimtarinë e saj të përditshme në këto godina:
-
Selia qendrore: Sheshi Skënderbej, Nr.1;
-
Kompleksi Halili, Kulla A, Rruga e Dibrës;
-
Qendra e Emisionit të Monedhës: Komuna Qesarak, Dajt.
Kontaktet e përditësuara të Bankës së Shqipërisë do ti gjeni në linkun e mëposhtëm: http://www.bankofalbania.org/web/Na_kontaktoni_5268_1.php
Me përfundimin e zhvendosjes së stafit në godinën qendrore, pritet të fillojë edhe procesi i rikonstruksionit të godinës së ish-hotel Dajtit.