BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Zëvendësguvernatorja e dytë Ahmetaj në Ministerialin midis Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor e Turqisë, Moldavisë, Gjeorgjisë dhe Ukrainës

Data e publikimit: 16.05.2024

 

Në datën 14 maj 2024, në Bruksel, u zhvillua mbledhja e Ministerialit midis Bashkimit Evropian (BE) dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor e Turqisë, Moldavisë, Gjeorgjisë dhe Ukrainës, si vende kandidate për anëtarësim në BE. Qëllimi i kësaj mbledhjeje të përvitshme ishte të miratonte dokumentin e Konkluzioneve të Përbashkëta për programet e reformave ekonomike dhe financiare që këto vende kishin paraqitur në janar 2024. Për Moldavinë, Gjeorgjinë dhe Ukrainën, programet u paraqitën këtë vit për herë të parë, pas marrjes së statusit të vendit kandidat.

IMG-20240515-WA0011

Në këtë mbledhje, Shqipëria u përfaqësua nga Ambasadori i Shqipërisë në Bruksel dhe Kryetari i Misionit pranë Bashkimit Evropian, z. Ferit Hoxha, dhe nga Zëvendësguvernatorja e Dytë e Bankës së Shqipërisë, znj. Natasha Ahmetaj. 

IMG-20240515-WA0010

Në fjalën e saj, Zëvendësguvernatorja Ahmetaj u përqendrua tek zhvillimet monetare dhe financiare gjatë vitit 2023. Ajo theksoi veprimet e politikës monetare për kontrollin e inflacionit, të cilat gradualisht u shoqëruan me rënien e tij drejt nivelit objektiv të Bankës së Shqipërisë. Pavarësisht rënies së inflacionit, politika monetare e Bankës së Shqipërisë do të orientohet nga të dhënat korrente dhe do të vlerësojë zhvillimet në faktorët e rrezikut dhe pritjet e agjentëve ekonomikë. Znj. Ahmetaj i cilësoi zhvillimet në sistemin financiar dhe sektorin bankar gjatë 2023 si pozitive, me tregues shumë të mirë të performancës financiare dhe të rezistencës ndaj rreziqeve. Këto të fundit mbeten gjithsesi të pranishme dhe kërkojnë vëmendjen e vazhdueshme të industrisë financiare dhe të autoriteteve rregullatore. Në përfundim, znj. Ahmetaj shprehu dakordësinë e Bankës së Shqipërisë me përmbajtjen e dokumentit.

Pas miratimit të dokumentit nga përfaqësuesit e të gjitha vendeve pjesëmarrëse, mbledhja e deklarua e mbyllur.