BANKA E SHQIPËRISË
NJOFTIM PËR SHTYP
Vendimmarrja e Këshillit Mbikëqyrës në mbledhjen e datës 3 gusht 2022
Data e publikimit: 03.08.2022
Në mbledhjen e datës 3 gusht 2022, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi që norma bazë e interesit të rritet në nivelin 1.75%; norma e interesit të kredisë njëditore të rritet në nivelin 2.75%; si dhe norma e interesit të depozitës njëditore të rritet në nivelin 0.75%.
Përveç këtij vendimi, Këshilli Mbikëqyrës shqyrtoi dhe miratoi:
- Disa ndryshime në rregulloren “Për veprimet me fondet në vlera monetare në Bankën e Shqipërisë”.
Ndryshimet saktësojnë formulime teknike për furnizimet me mjete monetare të bankave tregtare pranë Bankës Shqipërisë, duke e përshtatur rregulloren me praktikën e ndjekur, si dhe me formën e re të paketimit të monedhave metalike.
Këshilli Mbikëqyrës u njoh dhe me informacione të tjera të lidhura me veprimtarinë e përditshme funksionale dhe operacionale të Bankës së Shqipërisë.