BANKA E SHQIPËRISË
NJOFTIM PËR SHTYP
Vendimet e politikës monetare
Data e publikimit: 23.03.2023
Më 23 mars 2023, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe miratoi Raportin e Ndërmjetëm të Politikës Monetare. Pasi diskutoi mbi zhvillimet ekonomike e monetare në vend dhe mbi ecurinë e pritur të tyre, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi:
- të rrisë normën bazë të interesit në nivelin 3.00% nga 2.75%
- të rrisë normën e interesit të depozitës njëditore në Bankën e Shqipërisë në nivelin 2.00% nga 1.75%