BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Vendimet e politikës monetare

Data e publikimit: 25.03.2020

 

Sot, më 25 mars 2020, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe miratoi Raportin e ndërmjetëm të Politikës Monetare. Pasi diskutoi mbi zhvillimet ekonomike e monetare në vend dhe mbi ecurinë e pritur të tyre, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi:

  • Të ulë normën bazë të interesit, nga 1.0% në 0.5%;
  • Të ulë normën e interesit të kredisë njëditore, nga 1.9% në 0.9%;
  • Të mbajë të pandryshuar normën e interesit të depozitës njëditore, në nivelin 0.1%.