BANKA E SHQIPËRISË
NJOFTIM PER SHTYP
Vendimet e politikës monetare
Data e publikimit: 03.08.2016
Sot, më 3 gusht 2016, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe miratoi Raportin e Politikës Monetare për tremujorin e dytë. Pasi diskutoi mbi zhvillimet më të fundit ekonomike e monetare në vend dhe mbi ecurinë e pritur të tyre, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 1.25%.
Gjithashtu, në mbledhjen e sotme Këshilli Mbikëqyrës vendosi të mos ndryshojë korridorin e normave të interesit në tregun ndërbankar, të përcaktuar nga norma e interesit të depozitës njëditore në nivelin 0.25% dhe norma e interesit të kredisë njëditore, në nivelin 2.25%.