BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PER SHTYP
Vendimet e politikës monetare

Data e publikimit: 06.07.2016

 

Sot, më 6 korrik 2016, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe miratoi Raportin e Ndërmjetëm të Politikës Monetare. Pasi diskutoi mbi zhvillimet më të fundit ekonomike e monetare në vend dhe mbi ecurinë e pritur të tyre, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 1.25%. 

Gjithashtu, në mbledhjen e sotme Këshilli Mbikëqyrës vendosi të mos ndryshojë korridorin e normave të interesit në tregun ndërbankar, të përcaktuar nga norma e interesit të depozitës njëditore në nivelin 0.25% dhe norma e interesit të kredisë njëditore, në nivelin 2.25%.