BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Vendimet e politikës monetare

Data e publikimit: 01.11.2023

 

Më 1 nëntor 2023, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe miratoi Raportin e Politikës Monetare. Pasi diskutoi mbi zhvillimet ekonomike e monetare në vend dhe mbi ecurinë e pritur të tyre, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi:

  • të rrisë normën bazë të interesit në nivelin 3.25% nga 3.00%
  • të rrisë normën e interesit të depozitës njëditore në Bankën e Shqipërisë në nivelin 2.25% nga 2.00%
  • të rrisë normën e interesit të kredisë njëditore në Bankën e Shqipërisë në nivelin 4.25% nga 4.00%.