BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Vendimet e politikës monetare

Data e publikimit: 05.10.2022

 

Më 05 tetor 2022, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe miratoi Raportin e Ndërmjetëm të Politikës Monetare. Pasi diskutoi mbi zhvillimet ekonomike e monetare në vend dhe mbi ecurinë e pritur të tyre, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi:

  • të rrisë normën bazë të interesit në nivelin 2.25% nga 1.75%
  • të rrisë normën e interesit të depozitës njëditore në Bankën e Shqipërisë në nivelin 1.25% nga 0.75%
  • të rrisë normën e interesit të kredisë njëditore në Bankën e Shqipërisë në nivelin 3.25% nga 2.75%.