BANKA E SHQIPËRISË
NJOFTIM PËR SHTYP
Vendimet e politikës monetare
Data e publikimit: 06.07.2022
Më 6 korrik 2022, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe miratoi Raportin e Ndërmjetëm të Politikës Monetare. Pasi diskutoi mbi zhvillimet ekonomike e monetare në vend dhe mbi ecurinë e pritur të tyre, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi:
- të rrisë normën bazë të interest në nivelin 1.25% nga 1.0%
- të rrisë normën e interesit të depozitës njëditore në Bankën e Shqipërisë në nivelin 0.25% nga 0.1%
- të rrisë normën e interesit të kredisë njëditore në Bankën e Shqipërisë në nivelin 2.25% nga 1.9%.