BANKA E SHQIPËRISË
NJOFTIM PËR SHTYP
Vendimet e politikës monetare
Data e publikimit: 26.03.2025
Më 26 mars 2025, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe miratoi Raportin e Ndërmjetëm të Politikës Monetare. Pasi diskutoi mbi zhvillimet ekonomike e monetare në vend dhe mbi ecurinë e pritur të tyre, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi:
- të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 2.75%;
- të mbajë të pandryshuar normën e interesit të depozitës njëditore, në nivelin 1.75%;
- të mbajë të pandryshuar normën e interesit të kredisë njëditore, në nivelin 3.75%.