BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Thirrje për aplikime: Workshop-i XVIII i Kërkimeve Ekonomike të Evropës Juglindore, Tiranë, 19-20 nëntor 2024

Data e publikimit: 24.07.2024

 

Banka e Shqipërisë ka kënaqësinë të njoftojë organizimin e Workshop-it XVIII të Kërkimeve Ekonomike të Evropës Juglindore, i cili do të zhvillohet në datat 19 dhe 20 nëntor 2024, në Tiranë.

Ky workshop synon të ofrojë një forum diskutimi të punëve kërkimore inovative dhe të nxisë shkëmbimin e pikëpamjeve midis kërkuesve të Bankës së Shqipërisë, të bankave qendrore të rajonit e më gjerë, si edhe të institucioneve financiare e akademike vendase dhe të huaja, mbi çështje të lidhura kryesisht me bankingun qendror.

Ftojmë autorët e interesuar të marrin pjesë me punimet e tyre kërkimore, duke dorëzuar një abstrakt të zgjeruar ose studimin e plotë, si dhe një jetëshkrim të shkurtër, brenda datës 20 shtator 2024, në adresën: [email protected]. Autorët e punimeve të pranuara do të njoftohen brenda datës 30 shtator 2024.

Për detaje të mëtejshme: “Thirrja për aplikime në Workshop-in XVIII të Kërkimeve Ekonomike të Evropës Juglindore” (në anglisht).