BANKA E SHQIPËRISË
BANKA E SHQIPËRISË
NJOFTIM PËR SHTYP
Data e publikimit: 30.07.2014
Sot, në datë 30 korrik 2014, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Ardian Fullani, mori pjesë në një seancë dëgjimore në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Gjatë zhvillimit të seancës, ai informoi anëtarët e komisionit mbi masat e ndërmarra nga institucioni për adresimin e ngjarjes së rëndë të ndodhur lidhur me përvetësimin e vlerave monetare.
Gjatë kësaj seance, Guvernatori Fullani iu përgjigj me përgjegjshmëri pyetjeve të deputetëve mbi ngjarjen dhe i garantoi ata se Banka e Shqipërisë, në përmbushje të detyrimeve të saj ligjore, ka ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura administrative për të siguruar vazhdimësinë e aktivitetit të saj të përditshëm.