BANKA E SHQIPËRISË
NJOFTIM PËR SHTYP
Mbi zgjedhjen dhe emërimin e Zëvendësguvernatorit të Parë të Bankës së Shqipërisë
Data e publikimit: 29.12.2011
Në mbështetje të nenit 44, të ligjit nr. 8269, datë 23.12.1997 Për Bankën e Shqipërisë, me propozimin e Guvernatorit, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë me vendimin nr. 90, datë 28.12.2011, vendosi të zgjedhë dhe të emërojë në funksionin e Zëvendësguvernatorit të Parë të Bankës së Shqipërisë, zonjën Elisabeta Gjoni.