BANKA E SHQIPËRISË
NJOFTIM PËR SHTYP
Mbi pjesëmarrjen e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, z. Ardian Fullani në samitin e ministrave të financave dhe guvernatorëve të Rajonit
Data e publikimit: 19.06.2013
Në datën 14 qershor 2013, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Ardian Fullani mori pjesë në samitin e ministrave të financave dhe guvernatorëve të Rajonit, mbajtur në Mal të Zi.
Në samitin me temë E Ardhmja Financiare e Rajonit, të pranishmit diskutuan mbi krizën në Eurozonë dhe efektet e saj në financat publike dhe rritjen ekonomike të vendeve të rajonit. Në qendër të diskutimeve ishte dhe ecuria e sektorit bankar gjatë këtyre katër viteve të krizës së Eurozonës, si dhe sfidat e së ardhmes.
Fjalën e plotë të Guvernatorit Fullani, mbajtur në samitin e ministrave të financave dhe guvernatorëve të Rajonit, e gjeni në adresën:
http://www.bankofalbania.org/web/NJOFTIM_PER_SHTYP_6605_1.php?kc=0,26,0,0,0