BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Mbi hedhjen në qarkullim të kartmonedhës 5000 lekë, emetim i vitit 2001.

Data e publikimit: 31.05.2004

 

Në mbështetje të ligjit nr. 8269, datë 23.12.1997, "Për Bankën e Shqipërisë", Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, me vendimin nr.80, datë 04.10 2000, miratoi rishtypjen e kartëmonedhës shqiptare emetim i vitit 1996, që aktualisht është dhe do të vazhdojë të jetë në qarkullim, me kurs ligjor.

Kartëmonedhat e rishtypura, kanë në pamjen e pasme, vitin 2001.

5000
pamje e përparme
5000
pamje e prapme

Ju kujtojmë se kartëmonedhat emetim i vitit 2001 u hodhën në qarkullim : prerjet 200 lekë dhe 1000 lekë në datën 8 prill 2002 dhe prerja 500 lekë, në datën 1 gusht 2002.

Në zbatim të vendimit të mësipërm, njoftohet publiku shqiptar se Banka e Shqipërisë, në datën 1 shtator 2004, do të hedhë në qarkullim kartëmonedhën e prerjes 5000 lekë, emetim i vitit 2001.

Me hedhjen në qarkullim edhe të kartëmonedhës së prerjes 5000 lekë, përfundon nxjerrja në qarkullim e kartëmonedhave të rishtypura, emetim i vitit 2001.

Sqarojme publikun se kartëmonedha e prerjes 5000 lekë emetim i vitit 2001, ka të njëjtën pamje me kartëmonedhën e prerjes 5000 lekë, emetim i vitit 1996 por, me disa ndryshime të lehta në pamjen e hologramës.

Kartëmonedhat e prerjes 5000 lekë, emetim të viteve 1996 dhe 2001, do të kenë kurs ligjor e do të pranohen për të gjitha pagesat e detyrimeve publike e private pa kufizim, me vlerën e tyre nominale.

Informacione të mëtejshme, mund të merren nga publikimet e Bankës së Shqipërisë dhe në faqen e internetit të Bankës së Shqipërisë www.bankofalbania.org si dhe pranë çdo banke të nivelit të dytë dhe zyrave të këmbimeve valutore.