BANKA E SHQIPËRISË
NJOFTIM PËR SHTYP
Konkurs mbi vizatimet për monedhat që do të shtypen nga Banka e Shqipërisë në vitin 2013
Data e publikimit: 01.10.2012
Në zbatim të vendimit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë nr. 52, të datës 28.08.2012 "Për shtypjen e monedhave metalike për qëllime numizmatike në vitin 2013", Banka e Shqipërisë organizon konkursin e hapur për realizimin e vizatimeve që do të paraqiten në monedhat numizmatike që do të shtypen gjatë vitit 2013.
Banka e Shqipërisë fton të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në këtë konkurs, duke paraqitur vizatime të këtyre monedhave, sipas përcaktimeve të mëposhtme:
-
Monedhë përkujtimore, pa kurs ligjor, me tematikë "135-vjetori i Lidhjes së Prizrenit (1878-2013)", me të dhënat teknike të mëposhtme:
Vlera emërore |
Materiali, pastërtia dhe ngjyra e monedhave |
Pesha |
Diametri |
Forma |
100 Lekë |
925/1000 Ag |
30.00 gr |
38.00 mm |
E dhëmbëzuar |
50 Lekë |
CuAl5Zn5Sn1/e verdhë |
12.00 gr. |
28.00 mm |
E dhëmbëzuar |
Trajtimi i tematikës për monedhat e mësipërme do të jetë i lirë, duke respektuar që:
-
në pamjen kryesore të ketë të shkruar vlerën emërore; dhe
-
në pamjen e pasme të ketë të shkruar "Shqipëri"Albania 2013" dhe në qendër stemën e Republikës së Shqipërisë.
-
Monedhë përkujtimore pa kurs ligjor, me tematikë "105-vjetori i Kongresit të Manastirit (1908-2013)", me të dhënat teknike të mëposhtme:
Vlera emërore |
Materiali, pastërtia dhe ngjyra e monedhave |
Pesha |
Diametri |
Forma |
100 Lekë |
925/1000 Ag |
30.00 gr |
38.00 mm |
E dhëmbëzuar |
50 Lekë |
CuAl5Zn5Sn1/e verdhë |
12.00 gr. |
28.00 mm |
E dhëmbëzuar |
Trajtimi i tematikës për monedhën e mësipërme do të jetë i lirë, duke respektuar që:
-
në pamjen kryesore të ketë të shkruar vlerën emërore; dhe
-
në pamjen e pasme të ketë të shkruar "Shqipëri"Albania 2013" dhe në qendër stemën e Republikës së Shqipërisë.
Materialet shtesë që lidhen me konkursin mund të tërhiqen në adresën:
Banka e Shqipërisë
Zyra e Numizmatikës dhe Muzeut
Ish - hotel "Dajti"
Tel: +355 4 2419201/2/3 (1756, 1712)
Masa e shpërblimit për vizatimet fituese të një monedhe (të dyja pamjet) është 75,000 (shtatëdhjetepesëmijë) lekë. Në këtë vlerësim përfshihen: pagesa për punën dhe pagesa për të drejtën e autorit (copyright), e cila i kalon Bankës së Shqipërisë.
Afati për dorëzimin e vizatimeve është data 31 tetor 2012.
Përzgjedhja e modelit më të mirë të propozuar, do të bëhet me komision të ngritur sipas procedurave të miratuara nga Banka e Shqipërisë, për këtë qëllim.