BANKA E SHQIPËRISË
NJOFTIM PËR SHTYP
Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit
Data e publikimit: 31.07.2013
Në mbledhjen e tij të datës 31.07.2013, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të ulë me 0.25 pikë përqindjeje normën e interesit të marrëveshjeve të riblerjes dhe të anasjellta të riblerjes (REPO dhe REPO të anasjellta).
Norma e interesit të marrëveshjeve të riblerjes dhe të anasjellta të riblerjes nga 3.75 për qind bëhet 3.50 për qind.