BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Banka e Shqipërisë dakordëson me Bankën Qendrore Evropiane për zgjatjen e afatit të linjës së likuiditetit në euro, deri më 15 janar 2023.

Data e publikimit: 28.03.2022

 

Bazuar në vlerësimin pozitiv të kërkesës për shtyrje të linjës aktuale të likuiditetit në Euro në vlerën 400 milionë euro, Banka Qendrore Evropiane dhe Banka e Shqipërisë kanë rënë dakord për zgjatjen e afatit të saj deri më 15 janar 2023.

Pavarësisht se deri tani kjo marrëveshje huaje e kolateralizuar (REPO) nuk ka qenë e nevojshme të përdoret, Banka e Shqipërisë vlerëson se ky instrument rezerve mbetet i dobishëm në kuadër të kujdesit ndaj efekteve të pandemisë dhe të zhvillimeve gjeopolitike, mbi tregun financiar.

Më tepër informacion mund të gjendet edhe në njoftimin e mëposhtëm për shtyp të Bankës Qendrore Evropiane.