BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Vendimmarrja e Këshillit Mbikëqyrës në mbledhjen e datës 5 qershor 2024

Data e publikimit: 05.06.2024

 

Në mbledhjen e datës 5 qershor 2024, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim:

  • Raportin Vjetor të Mbikëqyrjes 2023

Raporti Vjetor i Mbikëqyrjes analizon veprimtarinë e sistemit bankar dhe të mbikëqyrjes së tij nga Banka e Shqipërisë. Ky dokument paraqet kuadrin e plotë të ndryshimeve rregullatore mbikëqyrëse në përshtatje me standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare; ofron statistika dhe informacione mbi subjektet e licencuara nga Banka e Shqipërisë, si dhe analizon çështje të ecurisë së sistemit bankar.

DSC 2282 400x332

Raporti do të publikohet i plotë në ditët në vijim, në faqen e internetit të Bankës së Shqipërisë http://www.bankofalbania.org/.

  • Disa ndryshime në rregulloren “Për licencimin dhe ushtrimin e veprimtarisë nga subjektet financiare jobanka”

Këto ndryshime synojnë të plotësojnë më tej bazën rregullative për subjektet financiare jobanka, kryesisht për rastet pas revokimit të licencës, por jo vetëm, që lidhen  dhe shoqërojnë gamën e gjerë të proceseve gjatë likuidimit të portofoleve të tyre të kredive.

Në përfundim, Këshilli Mbikëqyrës u njoh dhe me informacione të tjera mbi aktivitetin e përditshëm funksional dhe operacional të Bankës së Shqipërisë. 

DSC 2327 498x332