BANKA E SHQIPËRISË
NJOFTIM PËR SHTYP
Banka e Shqipërisë mban të pandryshuar normën bazë të interesit
Data e publikimit: 28.08.2013
Në mbledhjen e tij të datës 28.08.2013, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar, normën e interesit të marrëveshjeve të riblerjes dhe të anasjellta të riblerjes (REPO dhe REPO të anasjellta), në nivelin 3,50 për qind.