Masa dypalëshe ndërmjet Bankës së Shqipërisë dhe Bankës së Italisë

Në vijim të aktiviteteve të planifikuara, pjesë e Programit Rajonal të financuar nga Bashkimi Evropian (BE) për Forcimin e Kapaciteteve të Bankave Qendrore në Ballkanin Perëndimor, Faza II, më 10 dhjetor 2024, në Tiranë, Shqipëri, Departamenti i Operacioneve Monetare të BSH-së mirëpriti misionin e parë të eksperteve nga Banca d'Italia (Banka e Italisë) për të trajtuar tregjet financiare dhe administrimin të rezervës valutore.

Kjo Masë Dypalëshe (MD) fokusohet në marrjen e njohurive mbi sistemin standard të industrisë Straight Through Processing (STP), i cili do të mbështesë, përveç funksionit të administrimit të rezervës valutore, edhe: administrimin e fondeve të pensioneve, zbatimin e politikës monetare dhe ekzekutimin e shërbimeve të transfertave dhe pagesave.

evropa

 

Në mënyrë më të detajuar, gjatë kësaj faze të MD-së objektivat ishin:

           - paraqitja dhe rishikimi i kërkesave të BSH-së në lidhje me mbështetjen e sistemit për funksionin e zbatimit të politikës monetare të kryer nga Departamenti i Operacioneve Monetare. Pas prezantimit të përgjithshëm të strukturës organizative të BSH-së, në fillim të takimit, pasi kjo lidhet me fillimin e projektit TREPA (i iniciuar nga BSH për qëllim të zbatimit të një sistemi STP që do të mbështeste disa funksione të kryera nga Departamenti i Operacioneve Monetare dhe nga Departamenti i Sistemeve të i Pagesave, Kontabilitetit dhe Financës), diskutimet u fokusuan në kërkesat e sistemit Front-Office dhe Back-Office për të mbështetur detyrat dhe përgjegjësitë e kësaj njësie.

           - paraqitja dhe rishikimi i kërkesave të BSH-së në lidhje me mbështetjen e sistemit për funksionin e pagesave dhe transfertave të kryera nga Departamenti i Sistemeve të Pagesave dhe Departamenti I Kontabilitetit dhe Financës (Back-Office).

             - diskutimi dhe rishikimi i kërkesave të tjera që lidhen me teknologjinë e informacionit, zbatimin e projektit, migrimin e të dhënave, etj.

Kjo Masë Dypalëshe do të plotësohet me një vizitë pune në Itali në muajin prill 2025 , ndërsa një tjetër mision në nivel ekspertësh është  planifikuar të zhvillohet në muajin maj 2025.