Aplikimet e institucioneve shqiptare në SEPA
Pas vendimit për miratimin e shtrirjes së zonës gjeografike SEPA për të përfshirë Shqipërinë, çdo institucion që ofron shërbime pagesash (OSHP) në vend dhe që kërkon të kryejë transferta SEPA, duhet të aplikojë individualisht për të aderuar në skemat SEPA. Këto skema administrohen nga Këshilli Evropian i Pagesave (EPC).
Aplikimet për të aderuar në skemat SEPA do të bëhen jo më herët se muaji prill 2025.
Aplikanti duhet të demonstrojë se përmbush kriteret e përputhshmërisë duke dorëzuar Dokumentacionin e Aderimit.
Pas miratimit të aplikimit nga EPC, klientët e këtyre OSHP-ve mund të kryejnë pagesa ndërkufitare në Euro me vendet anëtare të SEPA-s, me të njëjtat kushte si to, në terma të kostos, shpejtësisë, lehtësisë.
Skemat SEPA ku mund të aderojnë ofruesit e shërbimeve të pagesave në Shqipëri
Këshilli Evropian i Pagesave ka njoftuar se në 5 tetor 2025 do të hyjnë në fuqi rregullat e reja për funksionimin e skemave, të cilat do të duhet të zbatohen nga ofruesit shqiptarë të shërbimeve të pagesave, të cilët kërkojnë të aderojnë në këto skema.
Rregullat e reja të Skemave SEPA
Kërkesat teknike për të vepruar me skemat SEPA janë harmonizuar dhe përcaktuar në rregulloren 21/2024 të Bankës së Shqipërisë.
Lidhje të tjera
Lista e Mekanizmave të Klerimit dhe Shlyerjes (CSM) të përputhshëm me skemat SEPA
Regjistri i pjesëmarrësve në skemat SEPA