BANKA E SHQIPËRISË
Regjistri i realizimeve të prokurimit publik
Data e publikimit: 23.06.2021
Në ligjin 8269/1997 për Bankën e Shqipërisë, i ndryshuar, neni 76, përcaktohet se: “Përjashtohet Banka e Shqipërisë si subjekt i dispozitave të ligjit "Për prokurimet publike", të ligjit "Për Shërbimin Civil në Republikën e Shqipërisë", si dhe të akteve nënligjore në fuqi për zbatimin e këtyre dispozitave.” Për rrjedhojë procedurat e prokurimit në Bankën e Shqipërisë bazohen në rregulloren 81/2006 "Për procedurat e prokurimit në Bankën e Shqipërisë", e ndryshuar e cila përcakton rregullat për prokurimin e mallrave, pasurive të paluajtshme, ndërtimeve dhe shërbimeve në Bankën e Shqipërisë.
Bazuar në udhëzimin 238/2018 “Mbi procedurat e klasifikimit dhe administrimit të informacionit të klasifikuar “sekret bankar/profesional” dhe në Urdhrin 260/2018, për “Miratimin e listës së informacionit të klasifikuar “Sekret Bankar/Profesional” në Bankën e Shqipërisë”, Aneksi 2 pika 55, klasifikohen si “Sekret Bankar/Profesional”.