TENDER  I HAPUR KOMBËTAR

Banka e Shqipërisë kërkon të realizojë objektin e prokurimit: Sigurimi i koleksioneve të muzeut të Bankës së Shqipërisë për një periudhë një vjeçare”.

Banka e Shqipërisë fton kandidatët e interesuar, të marrin pjesë në procedurën e prokurimit ‘Tender i hapur kombëtar’, për realizimin e objektit të prokurimit si më sipër, me fond limit 1,587,500 Lekë.

Kandidatët e interesuar mund të pajisen me dokumentet e tenderit, si më poshtë:

  1. Pranë Sektorit të Prokurimit të Departamentit të Administrimit, të Bankës së Shqipërisë, me adresë: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Nr. 3, Tiranë, Tel: +355 4 241 93 01 /02 /03, ext: 214, çdo ditë me paraqitjen e përfaqësuesit të kandidatit, vetëm pasi të keni bërë paraprakisht pagesën e pakthyeshme prej 500 lekësh, pranë një banke tregtare në llogarinë e Bankës së Shqipërisë, sipas detajeve të mëposhtme:

Përfituesi:      Banka e Shqipërisë

BIC:                 STANALTR

IBAN:              AL68 1011 1008 0000 0000 2222 222L; BIC

Përshkrimi:    Blerje dokumente tenderi me objekt: “Sigurimi i koleksioneve të muzeut të Bankës së Shqipërisë për një periudhë një vjeçare”;

ose 

  1. Në formë elektronike, pas paraqitjes së kërkesës nga përfaqësuesi i kandidatit, në adresën elektronike të Bankës së Shqipërisë: [email protected].

Në kërkesë duhet të citohet qartë objekti i prokurimit, emri i subjektit, NIPT-i, të dhënat e kontaktit si: adresa, numri i telefonit dhe e-mail-i ku do të dërgohen dokumentet e tenderit.

Oferta duhet të paraqitet në adresën: Banka e Shqipërisë, Selia Qendrore Nr. 2 e Bankës së Shqipërisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Nr. 3, (ish Hotel Dajti) Tiranë, Tel: 042 419 411, (ext: 214), deri më datë 24 Shtator 2024, ora 12:00, kohë në të cilën do të hapet edhe tenderi, ku ftohen të marrin pjesë kandidatët ose përfaqësuesit e autorizuar të tyre.