Tender i Hapur Kombëtar Shoqëruar me Ftesa Direkt Kandidatëve të Huaj

Banka e Shqipërisë kërkon të realizojë objektin e prokurimit: Shtypje e monedhës metalike përkujtimore për qëllime numizmatike pa kurs ligjor ‘100 Lekë’, për nevojat e Bankës së Shqipërisë”.

Banka e Shqipërisë fton kandidatët e interesuar, të marrin pjesë në procedurën e prokurimit “Tender i Hapur Kombëtar Shoqëruar me Ftesa Direkt Kandidatëve të Huaj”, për realizimin e objektit të prokurimit si më sipër, me fond limit 12,000,000 Lekë”.

Kandidatët e interesuar mund të pajisen me dokumentet e tenderit, si më poshtë:

  1. Pranë Sektorit të Prokurimit të Departamentit të Administrimit, të Bankës së Shqipërisë, me adresë: Selia Qëndrore Nr. 2 e Bankës së Shqipërisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Nr. 3 , Tiranë (Ish-Hotel Dajti), Tel: 042 419 411, (ext: 214), çdo ditë me paraqitjen e përfaqësuesit të kandidatit, vetëm pasi të keni bërë paraprakisht pagesën e pakthyeshme prej 500 lekësh, pranë një banke tregtare në llogarinë e Bankës së Shqipërisë, sipas detajeve të mëposhtme:

         Përfituesi:         Banka e Shqipërisë

         BIC:                 STANALTR

         IBAN:              AL68 1011 1008 0000 0000 2222 222L; BIC

         Përshkrimi:       Blerje dokumente tenderi me objekt: “Shtypje e monedhës metalike përkujtimore

         për qëllime numizmatike pa kurs ligjor ‘100 Lekë’, për nevojat e Bankës së Shqipërisë”; ose 

  1. Në formë elektronike, pas paraqitjes së kërkesës nga përfaqësuesi i kandidatit, në adresën elektronike të Bankës së Shqipërisë: [email protected].

Në kërkesë duhet të citohet qartë objekti i prokurimit, emri i subjektit, NIPT-i, të dhënat e kontaktit si: adresa, numri i telefonit dhe e-mail-i ku do të dërgohen dokumentet e tenderit.

 

Oferta duhet të paraqitet në adresën: Banka e Shqipërisë, Selia Qëndrore Nr. 2 e Bankës së Shqipërisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Nr. 3 , Tiranë (Ish-Hotel Dajti), deri më datë 12 Gusht 2024, ora 10:00, kohë në të cilën do të hapet edhe tenderi, ku ftohen të marrin pjesë kandidatët ose përfaqësuesit e autorizuar të tyre.