Banka Qendrore Europiane
Banka Qendrore Europiane është themeluar në 1 qershor 1998. Ajo nuk është banka qendrore e një vendi të vetëm, por mbulon një zonë gjeografike të 16 vendeve të ndryshme, secili me historinë e tij, kulturën dhe të kaluarën ekonomike të caktuar. Së bashku me 16 bankat qendrore të vendeve anëtare të zonës së euros, ato përbëjnë një entitet që quhet "Eurosistem", detyra më e rëndësishme e të cilit është ruajtja e stabilitetit të çmimeve.
Një informacion më të hollësishëm rreth detyrave të Bankës Qendrore Europiane dhe Eurosistemit, si dhe aspekteve themelore të monedhës së përbashkët, Euro, do të gjeni lidhjet ne te djathtë, ndërsa informacion mbi politikën monetare të Eurosistemit mund ta lexoni duke klikuar këtu.
Broshura: "Banka Qendrore Evropiane; Eurosistemi; Sistemi Evropian i Bankave Qendrore"