Statuti
Ligji organik delegon në shumë raste përcaktimin e rregullave operacionale, institucionale dhe administrative me akt nënligjor të Këshillit Mbikëqyrës siç janë dhe Statuti dhe akte të tjera për veprimtarinë e brendshme të Bankës.
Statuti ka përshtatur procedurat institucionale, administrative dhe operative të Bankës me praktikat më të mira të bankave qendrore, sidomos duke u mbështetur në statutin e Bankës Qendrore Evropiane.