Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë (Neni 161)
Tipi: Kushtetuta
Miratoi: Kuvendi i Shqipërisë
Numer: 8417
Data: 21.10.1998
Hyn në fuqi: 07.12.1998
Botuar në: Fletore Zyrtare
në datën: 07.12.1998
Kategoria: Të tjera
Departamenti: Pa Përcaktuar
Përcaktimi i pavarësisë ligjore të Bankës së Shqipërisë fillon me parashikimin në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të të drejtave dhe kompetencave të Bankës së Shqipërisë si institucion kushtetues.
Konkretisht në nenin 161 të Kushtetutës, Banka e Shqipërisë pozicionohet nga pikëpamja institucionale si banka qendrore e Shtetit Shqiptar, ku shprehet në mënyrë të drejtpërdrejtë eksluziviteti i saj në : nxjerrjen dhe qarkullimin e monedhës shqiptare (leku), zbatimin e pavarur të politikës monetare dhe mbajtjen dhe administrimin e rezervave valutore të Republikës së Shqipërisë.
E reja që Kushtetuta ka parashikuar në nenin 161 të saj, është konceptimi në rritje i elementëve të pavarësisë ligjore të Bankës së Shqipërisë, duke i risanksionuar elementët e pavarësisë së përcaktuar në ligjin “Për Bankën e Shqipërisë” si dhe duke i dhënë Bankës së Shqipërisë jo vetëm të drejtën e miratimit të politikës monetare, por edhe të zbatimit në mënyrë të pavarur të kësaj politike.
Bankës së Shqipërisë, me përcaktimet e bëra në nënin 161 të Kushtetutës tashmë i shtohet edhe përgjegjësia e mbajtjes dhe e administrimit të rezervave valutore të Republikës së Shqipërisë, dhe jo vetëm e administrimit të rezervave të saj valutore siç e parashikon ligji nr.8269 datë 23.12.1997 “Për Bankën e Shqipërisë”.
Të drejtat e përcaktuara në nenin 161 të Kushtetutës kanë gjetur shprehjen dhe zbërthimin e tyre në amendimet që i janë bërë ligjit “Për Bankën e Shqipërise” në korrik të vitit 2002.