Rregullore 1/2013 ''Për licencimin, ushtrimin e veprimtarisë revokimin e licencës dhe likuidimin e portofolit të kredive të krijuar nga ushtrimi i veprimtarisë financiare nga subjektet financiare jobanka''*, version i integruar

Tipi: Rregullore
Miratoi: Këshill Mbikëqyrës
Numer: 01 (I ndryshuar)
Data: 17.01.2013
Hyn në fuqi: 05.06.2024
Botuar në: Fletore Zyrtare
në datën: 13.06.2024
Kategoria: Licencim
Departamenti: Mbikëqyrje Bankare

Objekti i kësaj rregulloreje është përcaktimi i kushteve, kërkesave, afateve, dokumentacionit dhe procedurave për: a) licencimin e subjekteve financiare jobanka dhe institucioneve financiare të mikrokredisë për të ushtruar veprimtari financiare në Republikën e Shqipërisë; b) dhënien e miratimeve paraprake gjatë ushtrimit të veprimtarisë së subjekteve financiare jobanka dhe të institucioneve financiare të mikrokredisë; c) detyrimet për njoftime në Bankën e Shqipërisë gjatë ushtrimit të veprimtarisë së subjekteve financiare jobanka dhe institucioneve financiare të mikrokredisë; d) revokimin e licencës së subjekteve financiare jobanka për të ushtruar veprimtari financiare në Republikën e Shqipërisë; dhe e) likuidimin e portofolit të kredive të krijuar nga ushtrimi i veprimtarisë financiare në bazë të licencës të subjektit financiar jobankë.

* Shënim: Titulli i rregullores është ndryshuar me vendimin nr.33, datë 5.6.2024 të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.