Rregulla administrative

1 - 8 nga 8 rezultate
Faqe 1 nga 1
28.07.2010
Rregullore "Mbi marrëdhëniet e Bankës së Shqipërisë me bashkëpunëtorë të jashtëm"
Objekti i kësaj rregulloreje është përcaktimi i kritereve dhe procedurave të cilat rregullojnë marrëdhëniet e Bankës së Shqipërisë me bashkëpunëtorë të jashtëm, në funksion të realizimit të nevojave dhe të objektivave strategjikë të saj.

16.05.2007
Rregullore Nr. 21 "Mbi marrëdhëniet e punës të personelit të Bankës së Shqipërisë"
Rregullat mbi marrëdheniet e punës të punonjësve, përcaktojnë marrëdhëniet juridike të punës në Bankën e Shqipërisë në administratën në qendër dhe në administratën lokale, duke u bazuar në parimet e përcaktuara në ligjin nr.8269, datë 23.12.1997 "Për Bankën e Shqipërisë", si dhe në ligjin nr. 7961, datë 12.07.1995 "Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë".

04.12.2006
Rregullore Nr.81 ''Për procedurat e prokurimit në Bankën e Shqipërisë''
Objekti i kësaj rregulloreje është përcaktimi i rregullave për prokurimin e mallrave, pasurive të paluajtshme, ndërtimeve dhe shërbimeve në Bankën e Shqipërisë.

10.01.2004
Rregullore MBI PROCEDURAT E SHITJES SË MALLRAVE ME ANKAND NË BANKËN E SHQIPËRISË
Rregullore MBI PROCEDURAT E SHITJES SË MALLRAVE ME ANKAND NË BANKËN E SHQIPËRISË

11.03.2003
Rregullore "PËR PROKURIMIN E MALLRAVE, TË SHËRBIMEVE DHE TË NDËRTIMEVE NË BANKËN E SHQIPËRISË"
Rregullore per Organizimin e veprimtarisë që lidhet me prokurimin nga Banka e Shqipërisë, së mallrave, shërbimeve si dhe ndërtimit. Rregullorja është e nevojshme për rregullimin e ketij procesi në kushtet kur, institucioni është i përjashtuar nga zbatimi i dispozitave të ligjit për prokurimin publik në Republikën e Shqipërisë.

10.07.2002
Rregullat "Për bashkëpunimin me studentë, të cilët vazhdojnë studimet brenda ose jashtë Shqipërisë dhe kanë arritur rezultate të larta në studime"
Banka e Shqipërisë, krijon kushte të përshtatëshme për studentët, të cilët gjatë periudhës së studimeve brenda ose jashtë vendit, kërkojnë të kryejnë praktikat mësimore, me objekt të caktuar njohjen e operacioneve të ndryshme pranë departamenteve të saj.

29.12.2001
Kushtet e përgjithshme të punës të Bankës së Shqipërisë
Objekti i Kushteve të Përgjithshme të Punës të Bankës së Shqipërisë është rregullimi i marrëdhënieve kontraktore ndërmjet Bankës së Shqipërisë dhe klientëve të saj. Nëpërmjet tyre synohet të unifikohen dhe racionalizohen marrëdhëniet që lindin midis Bankës së Shqipërisë dhe klientëve të saj, sipas vullnetit të lirë të tyre dhe brenda kufijve të përcaktuar nga ligji.

16.05.2001
Rregullore Nr. 37 "Mbi rregullat proceduriale të Bankës së Shqipërisë"
Rregullat zbërthejnë dhe detajojnë zbatimin e Ligjit dhe të Statutit të Bankës së Shqipërisë.Ato kanë për objekt organizimin e punëve në Bankën e Shqipërisë, linjat e raportimit dhe përgjegjësitë administrative në Bankën e Shqipërisë.
1 - 8 nga 8 rezultate
Faqe 1 nga 1