Rezerva valutore
Banka e Shqipërisë mban dhe administron rezervat valutore të Republikës së Shqipërisë. Me rezervë valutore të Republikës së Shqipërisë do të kuptojmë të gjitha ato aktive të shprehura në monedhë të huaj, që i janë vënë ose do t'i vihen në administrim Bankës së Shqipërisë, mbi bazën e marrëveshjeve të nënshkruara për këtë qëllim, me synim mbajtjen dhe administrimin e tyre.
Rezerva valutore shërben për të:
-
përmbushur nevojat e qeverisë për valutë për shlyerjen e borxhit të jashtëm;
-
mbështetur tregtinë ndërkombëtare, duke përmbushur kërkesën për valutë që buron nga importuesit;
-
mundësuar ndërhyrjen e Bankës së Shqipërisë në treg, me qëllim parandalimin dhe zbutjen e lëvizjeve të forta të kursit të këmbimit.
Pra e thënë ndryshe, rezerva valutore shërben për të siguruar stabilitetin e kursit të këmbimit.